Politike
Topalli: Rama vendosi gra në krye të qarqeve për të kamufluar grupet kriminale

Jozefina Topalli e cila aktualisht është drejtuese politike e ASHM për diasporën, duke komentuar fushatën e kundërshtarit politik theksoi se PS po keqpërdor gratë.
Në një intervistë Topalli tha se Partia Socialiste në shumë raste përdor gratë si drejtuese politike, por pas tyre fshihen grupet kriminale.
“Nuk më vjen mirë kur fasada vendosen gratë për të bërë pastaj gjëra. Në shumë raste kanë çuar gra në krye të qarqeve për të mbuluar përdorimin e grupeve kriminale në zgjedhje. Vendosja e grave si fasadë dhe pastaj pas tyre të bëjmë gjëra të rënda në kundërshtim me ligjin sigurisht që kjo është keqpërdorim i grave. Gjithkush ka të drejtë ta hapë fushatën si të dojë, apo të urdhërojë që gratë të kërcejnë. Nuk besoj se në ndonjë vend tjetër të botës keqpërdoren gratë, atyre duhet tu japësh mundësi, të investosh”, tha Topalli.

