Connect with us

Politike

Topalli shpreh rezerva: Për diasporën jemi vonë, duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm

Partia Demokratike po ndjek me interes shifrat e emigrantëve që kanë nisur regjistrimin në KQZ për të votuar për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit. Drejtuesja e PD për diasporën, Jozefina Topalli thotë se vota e emigrantëve do të jetë faktor kyç në zgjedhjet e pranverës.
“Unë e konsideroj një sfidë planetare, një shteg që nuk është shkelur më parë. Diaspora do të jetë faktorë për disa arsye, vetë procesi politik i bën faktor, për të bërë rotacionin, ata nuk kanë ikur nga qejfi, por mos-mundësia për të ndërtuar jetën në Shqipëri”, shprehet Topalli.
Me shqetësim, Topalli po sheh aktivitetin e PS për të thithur votën e emigrantëve. Ajo akuzon se socialistët po përdorin ambasadat, presionin ndaj administratës dhe takimet e luksit.
Jo pak skeptike është edhe për vetë PD-në. Ajo thotë se puna me diasporën nisi vonë.
“Është fakt që PD ka nisur më vonë sesa PS përgatitjet, sepse ne para 1 muaji kemi qenë parti e arrestuar. Në këto kushte po bëhet maksimumi, por ndihem mirë që kryetari ka mbledhur deputetët, grupin parlamentar, kryesinë për t’i angazhuar sepse duhet të jesh SpaceX i Elon Musk që ta bësh vetëm, por takime shpejt do të ketë edhe nga deputetët, po përpiqemi të rikuperojmë, jemi në garë me kohën, e vetmja gjë që ata na mundin është paraja e luksi, këtu nuk i kapim dot”, thotë për Report Tv, Jozefina Topalli.

Drejtuesja e PD për diasporën, të cilës Sali Berisha i ka besuar sfidën me Taulant Ballën, që nga ana tjetër drejton fushatën me emigrantët në kampin e majtë, thotë se domosdoshmëri është edhe përfshirja në listat e kandidatëve të përfaqësuesve të diasporës

Advertisement