Connect with us

Kronike

‘Tornado’ E kërkonte Italia, operacionalet arrestojnë në Durrës 41 vjeçarin e akuzuar për trafik droge

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia u arrestua në Durrës në kuadër të operacionit ndërkombëtar antidrogë, të koduar “Tornado”.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Tornado” mbi vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 18”, kapi në Durrës dhe vuri në pranga shtetasin Ermal Luku, 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës, informoi sot policia e Shtetit.

Gjykata e Brescias /Itali me date 29.09.2024 ka lëshuar vendim “urdhër arresti ndërkombëtar” si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Advertisement