Bota
Tornadot shkatërruese në SHBA, rëndohet bilanci i viktimave
Të paktën 26 persona janë vrarë pasi një seri tornadosh prekën Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtëpitë u shkatërruan dhe mijëra mbetën pa energji elektrike.
Sipas Washington Post, janë regjistruar më shumë se 60 raporte për tornado. Shtetet si Arkansas, Tennessee, Illinois, Indiana, Alabama dhe Mississippi kanë pasur viktima, raporton BBC.
Stuhia krijoi shumë dëme në qytetin Wynne të Arkansas, në lindje të kryeqytetit të shtetit, Little Rock. Guvernatorja Sarah Huckabee Sanders shpalli gjendje të jashtëzakonshme në shtetin e Arkansas. Ajo tha se kishte folur me presidentin Joe Biden për situatën, i cili premtoi ndihmë federale.
Ndërsa stuhitë vazhdojnë drejt lindjes, qindra mijëra njerëz janë pa energji në disa shtete. Virxhinia, Ohio dhe Pensilvania janë më të prekurat, sipas faqes PowerOutage.
Tornadot vdekjeprurëse vijnë një javë pasi u vranë 26 njerëz në Misisipi. Presidenti Biden vizitoi shtetin të premten për të shprehur ngushëllimet e tij.
Qendra e Parashikimit të Stuhive paralajmëroi se disa nga tornadot e parashikuara mund ishin në tokë për distanca të gjata. Tornadoja e Misisipit udhëtoi 59 milje (94 km) dhe zgjati rreth një orë e 10 minuta, një periudhë jashtëzakonisht e gjatë kohore për një stuhi.