Connect with us

Politike

‘Torollaku që jep…’/ Heqja e mandatit të Belerit, Meta sulmon kreun e SPAK

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë mbledhjes së Kryesisë të Partisë së Lirisë komentoi heqjen e mandatit të Fredi Belerit dhe dekretimin e datës së zgjedhjeve në Himarë.

Ai hodhi akuza edhe mbi kreun e SPAK, Altin Dumani duke përmendur takimin e tij me gazetarët duke u shprehur “torollaku që jep intervista off record”.

“Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narkoshteti i Edi Ramës dhe Ramaforma e tij dhe Dum Dumanëve të tij që ka të bëjë pikërisht me shpallen e pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, të cilin pasi e pengun të betohej duke e burgosur politikisht, pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, që tregon provën e radhës të kapjes totale të shtetit dhe drejtësisë nga narko shteti, Ramaforma dhe mafia ndërkombëtare që pastron para në vendin tonë. Institucionet e shtetit që nuk reagojnë me emergjencë në rastet e emergjencave kombëtare si në rastin e tërmetit tragjik që e paralajmëruam apo në rastin e COVID19“, tha Meta.

“Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirë koordinuar sipas regjisë së ekzekutuar personalisht nga sekretari general Engjëll Agaçi i cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe i këtij torollakut që jep intervista off record, ishte pikërisht Agaçi edhe në rastin e Himarës urdhëroi, koordinoi çdo hap procedurial në fudnksion të projektit personal të Edi Ramës, i cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Belerin tani ka për objektiv të të gjithë Himarën”, tha Meta.

Advertisement