Connect with us

Kosova

Tradhëtari/ Shqipërim Arifi fjalë të rënda për Kurtin

Kreu i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mos-dhënien e mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Arifi e quajti Kurtin tradhëtar të kombit, pasi me marrëveshjen e Ohrit varrosi aspiratën e shqiptarëve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën. “Prishtina e ka obligim politiko-moral që brenda procesit të dialogut të kujdeset për Luginën ashtu si edhe Serbia kujdeset për serbët në Kosovë. Prishtina zyrtare, ndryshe nga Beogradi, po e injoron totalisht minoritetin e saj në Serbi. Pergjate tre viteve të fundit, Albin Kurti eshte munduar ne vazhdimesi, perms percarjes, te distancohet nga Lugina e Presheves, teksa nga ana tjeter, Serbia ka investuar per serbet ne Veri te Kosoves 800 milionë dollarë në 20 vitet e fundit. “ – deklaroi Arifi, sipas te cilit, “Gjatë 20 viteve të fundit Kosova ka treguar jo vetëm neglizhencë por edhe një diletantizëm politik, duke patur obligimin moralo-politik për shqiptarët në anën tjetër të kufirit”. Unë nuk njoh ndonjë politikan tjeter që ka bërë më shumë kompromise vitet e fundit, ka pranuar Asocacionin që e ka luftuar 10 vitet e fundit, ka pranuar që Lugina mos të përfshihet në marrëveshjen e Ohrit dhe ka hequr dorë nga reciprociteti. Për ne në Luginën e Preshevës Albin Kurti është tradhtar kombëtar, pasi ka varrosur me marrrëveshjen e Ohrit, që ne të jemi pjesë e Republikës së Kosovës” – ka theksuar Kreu i komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi

Advertisement