Connect with us

Kosova

TRADHTI E LARTE/ Historia do të flasë për Vuçiçin edhe pas 200 vjetësh

Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës me qender ne Gracanice ka mbështetur plotësisht kërkesat e justifikuara të studentëve protestues si edhe kërkesat e opozitës serbe për shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçevic.

“Regjimi kriminal dhe tradhtar i Aleksandër Vuçiqit, i cili në modelin e tij të qeverisjes zbaton metoda brutale me brigada partiake paramilitare, fillimet e tij i ka patur pikërisht në veri të Kosovës. Një numër i madh serbësh të padisiplinuar, sipas regjimit, u dogjën nga banditë nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe, u rrahën dhe disa u kercenuan me armë zjarri dhe duke hedhur deri dhe bomba në shtëpitë e familjeve te tyre” – keshtu e ka pershkruar gjendjen permes njoftimit te saj, Lëvizja Kombëtare e Serbëve nga Kosova, duke theksuar se sjellja e Vucicit eshte frikacake.

Ne reagim thuhet gjithashtu se “Regjimi i Aleksandër Vuçiqit është kriminalo-mafio-tradhtar sepse me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe pranimin e Planit franko-gjerman, ai ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ka kryer veprën e tradhtisë së lartë kombëtare.

Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës shpreson se për dorëzimin e një pjese të territorit shtetëror, Aleksandar Vuçiq do të gjykohet kur të largohet nga pushteti.

“Në përgjithësi, mënyra e tij e qeverisjes është disi goebelsiane me brigadat e Kuqe qe pasurohen dhe jane betuar të mos i binden Kushtetutës dhe ligjeve. Pikërisht për gjithe keto, prandaj ka edhe rebelim të të rinjve dhe gjimnazistëve që nuk duan të vuajnë dhe që kanë nevojë për liri nga ky regjim diktatorial dhe shtypës. Shumë shpesh, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë vetë se historia do të mësojë për bëmat e tij ndërtimore në 20 vitet e ardhshme. Do ta bëjnë, por jo për 20, por për 200 vjet, dhe jo për ndërtim, kurora e së cilës është tragjedia e Novi Sadit me 15 të vrarë, por për shkak të veprës kriminale të tradhtisë së lartë kombëtare, e paprecedentë në historinë e Serbisë. Sa të jetë gjallë bota, per te do të flitet dhe do të tregohet, sepse asnjë nga pushtetarët në historinë e Serbisë nuk ka dhënë territor për karrigen e sundimtarit” – potencohet ne reagimin e Këshillit Kombëtar Serb te Kosovës me qender ne Gracanice.

Advertisement