Politike
‘Tradhtoi’ Metën/ Agron Çela shfaqet krah Ramës
Deputeti i Shkodrës Agron Çela është shfaqur në krah të kryeministrit Edi Rama pak ditë pasi u largua nga Partia e Lirisë.
Shefi i maxhorancës ka publikuar foto nga takimi me deputetë të Shkodrës, mes tyre dhe Çela. E fokusuar nga objektivi dhe në vëmendjen e Ramës është dhe një ministatujë me dy gishta.
“SHKODRA NA BASHKON – Me deputetët e Shkodrës për ecurinë e projekteve zhvillimore të këtij mandati qeverisës me Fondin Shqiptar të Zhvillimit”, shkruan Rama.
Në ditët e fundit të vitit të kaluar deputeti Çela dhe kreu i qeverisë kanë zhvilluar një takim mes tyre ku edhe është zyrtarizuar bashkimi i tij me PS-në.