Connect with us

Kronike

Trafik droge nga Holanda, arrestohet laçjani i shumëkërkuar

Një 35 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Kurbinit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi  ishte pjesë e një organizate kriminale që trafikonte drogë nga Holanda në Itali.

Bëhet fjalë për shtetasin Valentin Lleshi 35 vjeç, banues në Kurbin.  Më herët gjykata e Torinos e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale. Tashmë 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vite burgim.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin

Finalizohet nga Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, operacioni policor i koduar “Torino”.

Kapet në Laç dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 35-vjeçari i dënuar me 12 vite burgim, si pjesëtar i një organizate me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e DVP Lezhë, ato të Policisë së Kurbinit dhe të Interpol Tiranës, të mbështetur nga inteligjenca informative mbi vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, si dhe në vijim të punës për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Torino”, si rezultat i të cilit u kap në Laç dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi:

– Valentin Lleshi, 35 vjeç, banues në Kurbin, pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, e ka dënuar me 12 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e organizatës kriminale, parashikuar nga Kodi Penal italian. 35-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 10 vjet burgim.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Advertisement