Aktualitet
Trafik kilometrik, bllokohet sërish aksi rrugor Tiranë-Elbasan
Radhë të gjata automjetesh të bllokuara në trafik janë bërë pasditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, duke filluar që tek fundi i autostradës, pjesa në vazhdim deri tek rreth-rrotullimi i Bradasheshit dhe më tej.
Gjithashtu, mësohet se trafik i rënduar është krijuar edhe në aksin rrugor Elbasan-Librazh, pranë fshatit Mengël.
Kjo situata po vijon prej disa ditësh, nisur edhe nga festat e fundvitit, të cilat kanë sjellë lëvizje të shumta drejt Korçës dhe doganës së Kapshticës.
Trafiu është kthyer në një makth për drejtuesit e mjeteve, teksa efektivët e Rrugores, pavarësisht se dalin në terren, nuk arrijnë t’i japin dot zgjidhje.
Elbasani vuan mungesën e një “By Pass-i” dhe trafiku rëndohet nga metalurgjiku e deri në fshatin Labinot.