Kronike
Trafikantët ‘harrojnë’ bananet, kokaina transportohet mes karkalecave
Në kontejner duhet të kishte vetëm një ngarkesë me karkaleca të ngrirë nga Ekuadori. Një dërgesë ushqimore me destinacion Toskanën, por mes grilave të ventilimit kishte edhe 50 kilogramë kokainë shumë të pastër me një vlerë, dikur të hedhur në treg, 35 milionë euro.
Një tjetër maksi-sekuestrim në portin e Livornos, me efektivët e Guardia di Finanza të cilët pasi konstatuan praninë e 45 pakove me drogë, prisnin mbërritjen e marrësit dhe e arrestuan. Bëhet fjalë për një murator 23-vjeçar nga San Miniato, me origjinë shqiptare, i identifikuar si Islam Kurti.
I riu, sipas asaj që u rikonstruktua nga hetuesit, kishte hyrë në zonën doganore natën mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga “narcosit” e Amerikës së Jugut dhe tani ndodhet në burgun Don Bosco në Piza, me sekuestrimin dhe arrestimin e organizuar nga prokurori Massimo Mannucci.
Guardia di Finanza hyri në veprim pasi Kurti kishte marrë tashmë drogën dhe nisi udhëtimin e kthimit në provincën e Pizës. Fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për përdorimin e forcës dhe askush nuk është lënduar gjatë operacionit.
Kokaina ishte e paketuar në 45 pako celofani me simbolin e Audit me të shkruar modelin e makinës, RS 6, një makinë sportive prestigjioze e grupit gjerman të automobilave. Siç ndodh shpesh, veshja e pakove ishte gjuha e koduar për të treguar se ishin ato që duheshin marrë.