Connect with us

Kronike

Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ Momenti i arrestimit babë e bir si ‘kokat’ e prostitucionit

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me operacionin e përbashkët të Policisë së Tiranës, Europol dhe autoriteteve në Kolumbi për goditjen e grupit që trafikonin vajza në Shqipëri, nga Amerika Latine dhe Azia Qëndrore me qëllim prostitucionin. Bëhet me dije se gjatë kontrollit në banesën në Kolumbi të Lucas Betancur dhe babait të tij, që cilësohet si koka e këtij grupi kriminal, janë gjetur kode të Bitcoin, fatura të shumta të tranfertave të parave që dyshohet se vinin nga aktiviteti i prostitucionit.

Konkretisht nga janari deri më tani janë tranferuar mbi 1 mln euro, kryesisht nga vendet e rajonit dhe nga Shqipëria drejt Kolumbisë. Gjithashtu janë zbuluar dhe disa banesa dhe hotele që përdoreshin si fole për prostitucionin në Tiranë për vajzat kolumbiane.

Trafikimi i vajzave nga Amerika Latine në Shqipëri/ Gjenden kode

Dritan Sukaj, Ilmar Gugashi dhe Mirel Shperdheja

Njëri prej të arrestuarve, Mirel Shperdheja, është pronar i një agjencie të pronave të paluajtshme dhe kishte vendosur 15 banesa me Airbnb në dispozicion për prostitucionin. Ndërsa Ilmar Gugashi, është pronai i hotelit në afërsi të Gjykatës së Lartë, ndërsa Dritan Suka, komunikonte drejtpërdrejt me Lukasin në Kolumbi, ndërkohë që jepte gjithashtu banesa me qira për vajzat që shfrytëzoheshin.

Në hotel “Alindro” u gjetën vajza nga Kazakistani, të cilat shfrytëzoheshin nga Assel Adrysheva, 43 vjeç dhe Kejvin Ndreu 25 vjeç. Bashkëpunëtorë të tjerë të kolumbianit, siç është dhe Rostyslav Mieshkov sillnin vajza në Shqipëri edhe nga vendet aziatike.

Sakaq, vajzat kur mbërrinin në Shqipëri detyroheshin nga Lucas Betancur të prostituonin dhe nëse kundërshtonin, ai i kërcënonte familjarët e tyre në. Përveç kërcënimit Lucas Betancur u merrte peng motrat ose nënat në Kolumbi dhe në këtë mënyrë vajzat detyroheshin të vinin në Shqipëri dhe vijonin të ushtronin prostitucionin./

Advertisement