Kronike
Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen babë e bir
SHKODËR- Megaoperacioni antidrogë në Shkodër ka rritur bilancin e arrestimeve për kultivimin e lëndëve narkotike.
Në fazën e pestë të operacionit, numri i të arrestuarve ka shkuar në 26 mes tyre edhe Sinato Ndreu, Vitor Ndreu ( babë e bir) ndërsa është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.
Nga ky operacion janë sekuestruar 3 pako me lëndë narkotike kanabis, si dhe doza kanabisi, të gatshme për shitje, me peshë totale 1.5 kg. Në banesën e të arrestuarve është sekuestruar edhe 1 armë sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.