Rajon
Trafikonte drogë, kapet shqiptari në kufirin serbo-hungarez
Një shqiptar është arrestuar në kufirin serbo-hungarez pasi është kapur duke tentuar të kalojë mbi 10 kilogramë heroinë, kodeinë dhe morfinë. Dyshohet se qëllimi i shqiptarit ishte të trafikonte drogërat e nisura nga Shqipëria deri në Francë.
Ai akuzohet për veprën e trafikimit të narkotikëve. Tashmë pritet të njihet me vendimin e gjykatës në lidhje me masën që do merret ndaj tij.