Aktualitet
Trafiku i drogës nga Londra në Ipswich! 24 vite burg për 3 shqiptarë, paratë i kthenin në ora Rolex e makina

Tre shqiptarë janë dënuar me 24 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë. Mediat e huaja raportojnë se shqiptarët shisnin drogë nga Londra në Ipswich.
Azem Ferizolli, 24 vjeç, u dënua me tetë vjet e gjashtë muaj, Halit Ferizolli, 34 vjeç, u dënua me nëntë vjet dhe Genart Loca, 23 vjeç, u dënua me shtatë vjet. Në vitin 2023, 5 anëtarë të tjerë të këtij grupi u dënuan me 15 vite gjithsej, ndërsa akuzoheshin për trafik kokaine mes viteve 2020-2022.
Urdhër-arrestet u zhvilluan në adresat në Freehold Road, Ipswich dhe zonën e Londrës në korrik 2022 dhe ishin pjesë e një operacioni të përbashkët Suffolk dhe Norfolk të mbështetur nga policia Met.Teksa bastisën vendet ku ata vepronin, oficerët gjetën të paktën 50,000 £, dy ora Rolex me vlerë gjithsej 25,000 £, sende të ndryshme të veshjeve, këpucëve dhe çanta, në shumën totale prej 10,000 £ dhe një automjet, një Toyota Prius me vlerë rreth 7,000 £. Ata gjetën gjithashtu kokainë dhe një pasaportë të dyshuar false.

