Connect with us

Aktualitet

Trafiku që ‘paralizoi’ gjithë Tiranën, ndërpriten punimet në aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Punimet për aksin Vorë-Ura e Dajlanit janë ndërprerë pas kaosit që u krijua ditën e djeshme me trafikun në autostradën Tiranë–Durrës, ku mjetet mbetën të bllokuar dhe në radhë kilometrike për orë të tëra.

Bëhet me dije se ARRSH ka zhvilluar një takim me Policinë Rrugore me qëllim që të gjejnë një tjetër mënyrë për të kryer punimet në këtë aks.

Kontrata e punimeve për këtë aks është 1 muaj, por parashikimet janë që të përfundojë brenda 2 javëve. 1 javë punime për njërën korsi dhe një javë për korsinë tjetër.

Ndërhyrjet për riparimin e asfaltit mund të bëhen me fasha orare, ose gjatë natës. Por kjo do të vendoset përfundimisht mes policisë rrugore dhe ARRSH, për të pasur lehtësim të trafikut.

Advertisement