Rajon
Tragjedi/ 15-vjeçarja gjendet e vdekur në banjën e shtëpisë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Livadia, të Greqisë.
Një vajzë 15-vjeçare u gjet e vdekur në banjën e shtëpisë së saj.
Prindërit e saj thirrën menjëherë një ambulancë, por tashmë ishte tepër vonë për vajzën.
Sipas medieve greke, 15-vjeçarja kishte ardhur nga Gjermania në Greqi me familjen e saj për të kaluar Pashkët Ortodokse.
Policia përjashtoi aktivitetin kriminal dhe gjithçka tregon se 15-vjeçarja ka humbur jetën për shkaqe patologjike.
Megjithatë, për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen tragjike u urdhërua një autopsi.