Connect with us

Bota

Tragjedi në Filadelfia, 21-vjeçari qëllohet me 11 plumba

Një 21-vjeçar ka vdekur pasi është qëlluar me 11 plumba teksa po udhëtonte në metro në Filadelfia. Incidenti ndodhi rreth orës 2:40 në linjën Broad Street Line të Philadelphia në seksionin Francisville të qytetit pranë Broad Street dhe Fairmount Avenue.

Duket të jetë një sulm i shënjestruar — ose autori kishte në shënjestër në mënyrë specifike këtë individ për qëllime të kryerjes së një grabitjeje ose arsye të tjera të panjohura,” tha kapiteni i policisë së Filadelfia Jason Smith pas të shtënave. “Ne kemi 14 gëzhoja zjarri në vendngjarje, kështu që plumbat kanë fluturuar në të gjithë vendin”.

Është e paqartë se si filloi konfrontimi mes dy personave, por policia thotë se çdo gjë nisi pas një debati kur njëri nga personat nxori një armë dhe filloi të qëllonte.

Në metro kishte një shumë njerëz e për fat të keq një 16-vjeçar mbeti i lënduar. Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin Universitar Temple, ku u shpall i vdekur nga plagët që mori nga të shtënat.

“Kur dëgjon këto histori të njerëzve që pushkatohen, fëmijë, kaq të rinj. E dini kur unë po vija, nuk ishte kështu me të shtënat dhe të gjitha këto,” tha një dëshmitare.

I dyshuari është ende i lirë, por policia thotë se ka pamjet e survejimit të incidentit, si dhe video dhe imazhe të tij pa maskë dhe shpreson se do të mund ta kapin së shpejti.

Advertisement