Bota
Tragjedi në Greqi, 17 viktima (VIDEO)
Një varkë me emigrantë është fundosur në zonën Petalidi në Greqi dhe për pasojë kanë vdekur 16 vajza të reja, të gjitha me origjinë afrikane.
9 gra janë arritur të shpëtohen dhe janë dërguar në spitalin e Mutilinit për të marrë ndihmën e parë.
Në bordin e anijes Lesvos ndodheshin 40 persona, thanë disa prej pasagjerëve. Roja bregdetare, policia greke, zjarrfikësja dhe ushtria me ndihmën e një helikopteri ‘Super Puma’ të Forcave Ajrore po operojnë në zonë në kërkim të të paktën 15 personave ose më shumë të zhdukur.
Varka që mbante emigrantët është larguar mbrëmjen e së mërkuar nga zona e Ayasmat pranë Ayvali në kushte të pafavorfshme moti.
Në të njëjtën kohë, të paktën 80 emigrantë janë shpëtuar deri më tani pas përplasjes së një varke me vela në një zonë shkëmbi, në Diakofti të Kythirës. Sipas të dhënave të deritanishme të autoriteteve, në skaf ndodheshin 95 persona.