Connect with us

Bota

Tragjedi në Itali, 8 vjeçari mbytet në pishinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, më konkretisht në një pishinë në Romë, kur një 8-vjeçar humbi jetën, pasi u bllokua në kanalin e kullimit të pishinës.

Sipas informacioneve, fëmija është zhytur në pishinë pasditen e së enjtes, në momentin kur pishina po pastrohej, ndërsa për këtë qëllim personave që ndodheshin aty ishte kërkuar që të largoheshin.

Brenda pak sekondash, 8-vjeçari ishte në fund të pishinës, rrëshqiti në sistemin e kullimit dhe u zhduk në tub. Disa nga vizitorët që ishin dëshmitarë të ngjarjes u përpoqën të tërhiqnin fëmijën nga pompa thithëse por nuk ia dolën.

Më në fund, pas një operacioni dy orësh, personat e Zjarrfikësve arritën të nxjerrin trupin e tij të pajetë. Tashmë çështja ka kaluar në duart e Prokurorit të Tivolit, për të vërtetuar sesi 8-vjeçari është gjetur në ujë teksa po bëhej pastrimi.

Pyetja kryesore është nëse ai është zhytur vetë apo nëse ka rrëshqitur dhe ka rënë në pishinë, pasi paralajmërimet nga menaxhmenti i objektit diheshin tashmë.

Advertisement