Rajon
Tragjedi në jug të Kalamatës, deri tani 17 viktima!
Mbytja e një peshkarexhe në Kalamata të Greqisë është kthyer në tragjedi pasi deri më tani raportohen 15 të vdekur në ujërat e detit Mesdhe.
Sipas rojës bregdetare greke, peshkarexha e nisur nga Libia u batua dhe në vazhdim u mbyt në ujërat ndërkombëtare që ndajnë Greqinë me Italinë, 47 milje në jug të gadishullit të Peleponezit në zonën më jugore të tij, Pilos.
Sinjali SOS u dërgua në numrin 112 dhe ishte pala italiane që njoftoi palën greke për avarinë e peshkarexhës. Menjëherë në zonë mbërriti një motovedete e rojës bregdetare greke, anije tregtare që kalonin në zonë si dhe helikopterë shpëtimi.
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të tjerëve ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në peshkarexhën e mbytur.
Në zonë po mbërrijnë edhe anije të tjera ndihmëse si dhe një fregatë e marinës greke.
Mësohet se fillimisht kapiteni i peshkarexhës kishte refuzuar të kërkonte ndihmë prej rojës bregdetare greke.
Të shpëtuarit do të dërgohen në portin e Kalamatës ku do t’ju ofrohet ndihma e parë.