Connect with us

Bota

Tragjedi në Kolumbi/ Rrëshqet masivi i dheut, humbin jetën 18 persona

Një ngarje e rëndë ndodhi në Kolumbi, ku për shkak të rëshkitjes së dheut mbetën të vrarë të paktën 18 persona dhe u plagosën shumë të tjerë.

Rrëshqitja e dheut ndodhi ndërsa dhjetëra automjetet prisnin në rrugë që ajo të rihapej pasi ishte bllokuar nga rënia e gurëve për shkak të shirave të dendur. Shumë nga viktimat ishin ende ulur në makinat e tyre, kur një ortek balte dhe masiv gurësh rrëshqiti drejt tyre. Pamjet nga vendngjarja tregojnë se gjithçka ndodhi aq shpejt sa nuk kishin asnjë shans për të shpëtuar.

Tragjedia ndodhi në rrugën midis qytetit Quibdo në Kolumbi, kryeqyteti i departamentit të Choco-s, dhe Medellin. Rrëshqitja e dheut e kapur në video ishte një nga tre të tilla në një gjatësi prej tre miljesh. Guvernatori i Choco-s, Nubia Carolina Cordoba i përshkroi rrëshqitjet e dheut në një deklaratë si një emergjencë të përmasave serioze, ndërsa nisën raportimet e para për numrin e viktimave.

“Ajo që ka ndodhur këtu është një tragjedi e përmasave të mëdha. Tashmë janë gjetur disa trupa të pajetë, mes tyre gra dhe fëmijë. Ne po lëvizim disa trupa që janë gjetur. Ka edhe disa automjete që janë ende të bllokuara, ku besohet se kishte njerëz që flinin brenda,”, tha një prej të mbijetuarve. Numri i atyre që kanë humbur jetën si dhe i të plagosurve pritet të rritet ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.

Advertisement