Connect with us

Bota

Tragjedi/ Nëna mbyt foshnjën 3 ditësh gjatë ushqyerjes

Lotët e dëshpërimit tronditën repartin e gjinekologjisë në spitalin e Pertinit në Romë kur nënën 30-vjeçare e zuri gjumi gjatë ushqyerjes me gji dhe foshnja 3 ditëshe u mbyt. Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e 8 janarit.

Pranë nënës ishte një infermiere. Ajo kishte mbi supe barrën e rëndë që t’i tregonte nënës ngjarjen e rëndë duke i zbuluar kuptimin e ndryshimit të ngjyrës së lëkurës të djalit të porsalindur. Infermierja i tregoi nënës se kur po flinte e kishte shtypur të birin me trup pa e kuptuar.

Në Itali kanë nisur hetimet për tragjedinë ndërsa është ngritur akuza e vrasjes nga pakujdesia. Nëna është e shqetësuar pasi fëmija nuk duhet të kishte qëndruar në krahët e saj por të ishte kthyer në krevat pas ushqyerjes.

Një fëmijë jo më shumë se 5 muajsh nuk duhet të flejë pranë prindit sepse një gjest dashurie, shpeshherë kthehet në tragjedi siç ndodhi fatkeqësisht mesnatën e 8 janarit. Kjo është ajo që ndodhi atë pasdite. Nëna kërkoi të ishte me djalin e saj, ta mbante, ta përqafonte e ta ushqente me gji.

Teksa përjetonte momente lumturie, lodhja e këputi dhe mbylli sytë pa e kuptuar që foshnja ishte nën të. Pak minuta më vonë mbërriti infermierja dhe pa atë që s’do të donte. Ndonëse u përpoq që t’i jepte ndihmën e parë dhe ta kthente në jetë, ngjarja përfundoi me fund tragjik.

Advertisement