Connect with us

Bota

Tragjedi nga moti në Itali/ 7 viktima, mes tyre 3 fëmijë

ITALI– Një stuhi goditi ishullin vullkanik Ischia, rreth 30 kilometra larg nga Napoli në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar përmbytje, rrëshqitje dherash si dhe dëme të shumta në njerëz e materiale. Zona më e prekur raportohet se është komuana Casamicciola. Viktima e parë e konfirmuar, mbrëmjen e së shtunës, ishte një 31-vjeçare. Shtatë viktima u gjetën të dielën, duke përfshirë tre fëmijë, njëri prej tyre vetëm 22 ditësh. Aktualisht 5 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 230 të tjerë janë zhvendosur në zona të tjera të Italisë. Por, 20 persona janë ende të izoluar pa ujë dhe energji elektrike. Janë katër-pesë familje që, 36 orë pas përmbytjes së Casamicciola, nuk janë bërë ende të sigurta pavarësisht punës së shpëtimtarëve. Ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave u mblodh në mëngjes dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për një vit, duke akorduar një kredi fillestare prej dy milionë euro dhe duke emëruar Simonetta Calcaterra si komisionere të jashtëzakonshme.

Dallgët e baltës dhe mbeturinave, të nxitur nga rreshjet e forta, më të fortat e 20 viteve të fundit, rrëmbyen shtëpi dhe makina, teksa autoritetet kanë evakuuar rreth 200 njerëz. Forcat zjarrfikëse dhe ato të ndihmës së shpejtë ndodhen në terren, në kërkime pa shpresë, ndoshta për të gjetur gjallë, dike nga të zhdukurit, mos operacionet kanë vazhduar ngadalë, për shkak të rës së fortë dhe shiut

Lajm në përditësim…

 

Advertisement