Connect with us

Politike

Tragjedia me 51 viktima në Koçan, Meta: Ditë e rëndë, qëndrojmë pranë Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar në lidhje me tragjedinë e regjistruar në Koçan të Maqedonisë së Veriut ku mbetën të vdekur 51 persona.

Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave. Ai shtoi se lutet për shërimin e shpejtë të të mbijetuarve. Meta theksoi se në këto momente të dhimbshme i qëndron pranë kryeministrit të vendit Hristijan Mickski dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Me hidhërim dhe tronditje të thellë përcolla tragjedinë e madhe në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë të rëndë, unë Partia e Lirisë dhe shprehim ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave për shkak të dhimbjeve të mëdha të pazëvendësueshme dhe të lutemi për shërim më të shpejtë të mbijetuar!

I përcjell Kryeministrit Hristijan Mickski, autoriteteve të Maqedonisë së Veriut dhe mike solidaritetin e tyre dhe qëndrojmë pranë tyre në këto momente të dhembshme!’ shkruan Meta.

Tragjedia me 51 viktima në Koçan, Meta: Ditë e rëndë,

Advertisement