Connect with us

Aktualitet

Tragjedia në Greqi, mes viktimave konfirmohen 5 shqiptarë

Ka shkuar në pesë numri i viktimave me origjinë shqiptare nga aksidenti hekurudhir në Larisa të Greqisë, që ka lënë deri më tani 57 të vdekur dhe dhjetëra persona të zhdukur.

Mes viktimave me origjinë shqiptare, dyshohet të jetë Klaudia Lata. Prindërit e Klaudja Lata kanë bërë apel për gjetjen e vajzës së tyre. Familja Lata bën me dije se vajza ka qenë pasagjere në tren.

Ndërkohë mësohet se ajo ishte studente në Athinë. Ata kanë shpërndarë foto dhe kanë dhënë mostra të AND-së në mënyrë që të bëhet identifikimi i trupave.

7 trupa janë karbonizuar dhe nuk mund të identifikohen me testin e AND-së. Kërkimet vijojnë në rrënojat e trenave, edhe pse ka shumë pak shpresa për të gjetur të mbijetuar.

Advertisement