Kronike
Tragjedia në Klos/ Celularët futen në skaner…
Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre, që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën 3 persona dhe mbeten 2 të plagosur në Klos.
NTV.AL mëson se Prokuroria e Burrelit ka kërkuar ekspertimin e telefonëve celularë për të rikuperuar mesazhet e shantazhit ndaj 16 vjeçares janë fshirë, babai i së cilës Fiqiri Mjeshtri vrau babë e bir, Liri dhe Kenado Shira, plagosi Eglantin dhe Renato Hasula dhe më pas vrau veten. Telefonat e dy të rinjve tashmë do t’i nënshtrohet ekspertimit në laboratorin e policisë shkencore. Gjithashtu është vendosur që nuk do të kërkohen masa sigurie për personat e përfshirë në ngjarje. Kjo pasi autori është vetvrarë, ndërsa as për vëllezërit Mjeshtri dhe babë e bir Hasula nuk do të ketë masë sigurie.
Ngacmimet dhe shantazhet e vazhdueshme, në Instagram që dy të rinjtë Kenado Shira, 17 vjeç, dhe Renato Hasula, po 17 vjeç, (djem tezesh) kanë bërë kundrejt vajzës së Fiqiri Mjeshtrit, kanë shkaktuar një tragjedi mesditën e 12 tetorit në Klos, me tre viktima dhe dy të plagosur.
39-vjeçari qëlloi disa herë me pistoletë në rrugën kryesore të qytetit, duke lënë të vdekur në vend 17-vjeçarin Kenado Shira, ndërsa babai i tij, Liri Shira ndërroi jetë rrugës për në spital. Autori, Fiqiri Mjeshtri u gjet i vetëvrarë në shtëpinë e tij në fshatin Dars. Në këtë masakër mbetën të plagosur dhe babë e bir, Eglantin dhe Renato Hasula.
Në dëshminë e saj para hetuesve, vajza e autorit është shprehur se ajo shantazhohej nga dy kushërinjtë në Instagram dhe se kishte disa ditë që nuk shkonte në shkollë. Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit.
Viktimat (babë e bir)
Liri Shira, 44 vjeç
Kenado Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë
Të plagosur (Babë e bir)
Eglant Hasula, 39 vjeç
Renato Hasula, 17 vjeç
Të arrestuar dhe më pas të lënë të lirë
Fatmir Mjeshtri, 44 vjeç
Besnik Mjeshtri.