Connect with us

Kronike

Tragjike/ 40 vjeçarja bie nga ballkoni, humb jetën në vend (DETAJET)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku një grua ka humbur jetën tragjikisht.

Viktima është shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës së saj dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani”.

“Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.” – thuhet në njoftim.

Policia këtë ngjarje e raportoi me shumë orë vonesë edhe pse bëhet fjalë për një humbje jete në moshën 40 vjeçe.

Advertisement