Kronike
Tragjike/ 53-vjeçari gjendet i vdekur në banesë, detajet e para
Këtë të martë në rrugën “Ymer Sallaku” në kryeqytet, ka ndërruar jetë në banesë një 53-vjeçar. Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
“Më datë 27.08.2024, rreth orës 14:30, në rrugën “Ymer Sallaku”, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. V., 53 vjeç.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.