Aktualitet
Tragjike/ Gjendet i pajetë 21-vjeçari, dyshohet se i dha fund jetës
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Gjirokastër, ku një 21-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës.
Në oren 23:30 në lagjen “Granicë”, është gjetur i pajetë në banesën e tij i riu, me iniciale E. M..
Sipas policisë dyshohet se ai është vetëvarur.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.