Aktualitet
Tragjike/ Gruaja i jep fund jetës duke u vetëdj’egur në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Rreth orës 11:30, në lagjen “Ahmet Haxhija”, në oborrin prapa banesës së saj, është vetëdjegur me lëndë djegëse 78-vjeçarja me inicialet H.A.
Sipas burimeve paraprake, e moshuara dyshohet se vuante nga depresioni.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti tragjik.

