Connect with us

Kronike

TRAGJIKE/ Ky është i riu që u vra nga ‘Kobra’

Ky është Visart Cengu, 31 vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një lokali në Prizren.

Autori i vrasjes dyshohet të jetë pronari i lokalit Dibran Hoxhaj, i njohur ndryshe si ‘Kobra’.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri fizik mes Hoxhajt dhe tre të rinjve nga Kukësi.

Burime për NTV.AL  bëjnë me dije se i riu kishte pak ditë që ishte kthyer nga Franca. Cengu ndërroi jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit ndërsa shoku i tij Rufgen Shehu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ata po dërgoheshin në spital nga Arben Basha, i cili ndodhej me ta në momentin e ngjarjes.

Ndërsa 27-vjeçari është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar. Ndërkohë pronari i lokalit po merret në pyetje nga policia në Kosovë.

 

Advertisement