Connect with us

Bota

Tragjike në Brazil! Autobusi përplaset me kamionin, 11 viktima dhe 46 të plagosur

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 46 të tjerë u plagosën në një përplasje mes një autobusi dhe një kamioni në Brazil të premten në mbrëmje.Pamjet treguan autobusin që shpërtheu në flakë pas përplasjes në shtetin qendror-perëndimor të Mato Grosso.Nga 46 të plagosurit, 12 janë në gjendje të rëndë, përfshirë shoferin e kamionit, 26 janë në gjendje të qëndrueshme dhe 8 kanë lëndime të lehta.

Shkaqet e aksidentit mbeten të panjohura.Aksidenti ndodhi në autostradën BR-163, e cila regjistroi 1,304 aksidente trafiku vetëm në vitin 2024, 65 prej të cilave fatale. 40 persona kanë humbur jetën në të njëjtën autostradë nga janari deri në qershor të këtij viti.

Advertisement