Kosova
Tragjike për Kosovën/ Nga sjellja e Kurtit, do mbetet jashtë procesit të Berlinit
Analisti Artan Muhaxhiri tha se paralajmërimi i të dërguarit të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, se Kosova mund të lihet jashtë marrëveshjes për tregun e përbashkët rajonal për shkak se kryeministri Albin Kurti nuk është gati për kompromise të caktuara, duhet parë si një ultimatum dhe do të ishte tragjike nëse Kosova do të mbetej jashtë procesit të Berlinit.
“Nëse këto fjalë të ashpra vijnë nga një politikan si Sarazin, atëherë qeveria e Kosovës duhet të merret urgjentisht me keto paralajmerime, sepse janë sinjal se puna në terren në lidhje me procesin e integrimeve evropiane po ngushtohet gjithnjë e më shumë dhe se ekziston një rrezik real se Kosova mund të anashkalohet në projekte të mëdha. Nëse kjo do të ndodhte me procesin e Berlinit, do të ishte tragjike” – deklaroi Muhaxhiri
Ai beson se kryeministri Kurti është i detyruar të përpiqet të gjejë një rrugë diplomatike për zgjidhjen e këtij problemi, sepse nëse ndodh ajo që paralajmëroi emisari gjerman, do të përkeqësohet situate për Kosovën persa i përket marrëdhënieve me aleatët që marrin vendime të rëndësishme në BE dhe që kanë të bëjnë me Evropën dhe proceset integruese.
Muhaxhiri vlerësoi se deklaratat si ajo e Sarazin sigurisht që krijojnë shumë presion mbi Albin Kurtin si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, por se vetëm nga Kurti varet nëse ai do të dorëzohet.
“Prandaj mendoj se ky është momenti i fundit që kryeministri Kurti duhet ta rishqyrtojë politikën dhe qasjen e tij, sepse me këtë qasje do të ketë gjithnjë e më shumë probleme në të ardhmen” – theksoi Muhaxhiri