Kronike
Tragjike/ Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari
Një i moshuar ka ndërruar jetë pasditen e kësaj të shtune në vendin e quajtur Gostil i vjetër në Kukës. Mësohet se 81-vjeçari, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Familjarët me ndihmën e efektivëve kanë nxjerrë trupin nga uji, por fatkeqësisht i moshuari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i Policisë:
Në vendin e quajtur “Gostili i vjetër”, shtetasi H. C., rreth 81 vjeç, duke u larë në liqen, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Nga shërbimet e Policisë dhe familjarët është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të 81 vjeçarit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.