Kosova
Tragjike/ Ra vetura nga vinçi dhe e zuri poshtë, detaje nga vdekja të moshuarit
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/makina-4.jpg)
Adem Tahirsylaj nga fshati Isniq i Deçanit ka humbur jetën si pasojë e rënies së një veture nga vinçi, e cila e kishte nxënë poshtë atë.
Për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur dje pasdite, Policia e Kosovës njofton se ka nisur hetimet mbi vdekjen e tij.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
“Fsh. Isniq, Deçan 21.04.2023 – 16:45. Raportohet se në mënyrë aksidentale një veturë kishte rrëshqit nga vinçi dhe kishte nxënë poshtë saj viktimën mashkull kosovar. Mjeku ka konstatua vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin e policisë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)