Kronike
Tragjike/ Shqiptari në Zvicër goditet me thikë për vdekje
Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në rrugët e Bière të Zvicrës mbrëmjen e djeshme. ‘Blick.ch’ raporton se 28-vjeçari ka humbur jetën pas një sherri gjatë së cilës u godit për vdekje me thikë, nga një shqiptar.
Viktima humbi shumë gjak ndaj mjekët e ndihmës mjekësore nuk ishin në gjendje ta shpëtonin.
Policia ka arrestuar një 55-vjeçar kosovar, me të cilin viktima ishte përfshirë në një sherr. Dy personat njiheshin me njëri-tjetrin, ndaj policia ka nisur hetimet për çështjen në fjalë.