Connect with us

Kosova

Trajkoviç: BE-ja e pafuqishme për dialogun, Trump dëshiron të marrë drejtimin

“BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat dhe Presidenti Trump nuk e ka zakon të “ndjekë” BE-në gjithsesi, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave”.

Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviç, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk ka as fuqinë dhe as autoritetin për të vazhduar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, po shpreh dëshirën që ta marrë vetë drejtimin e kësaj çështjeje.

“BE-ja nuk ka forcën ose autoritetin për të vazhduar negociatat dhe presidenti Trump nuk e ka zakon të “ndjekë” BE-në, por dëshiron të marrë drejtimin dhe të përcaktojë ritmin e negociatave”, deklaroi ajo për mediumin serb ‘Danas’.

Ndërkaq, shtoi se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, aktualisht po bëhet më shumë pjesë e problemit, sesa pjesë e zgjidhjes.

“Ideologjia e tij është një përparësi për të, gjë që e bën atë të mos dëshirojë kompromis dhe të mos jetë i interesuar për forcimin e vërtetë të institucioneve dhe pavarësinë e tyre, siç janë, për shembull, institucionet e sundimit të ligjit që abuzohen rregullisht për qëllime etno-nacionaliste”.

“Kjo ka pasur njëfarë suksesi me votuesit – por ky sukses është jetëshkurtër sepse nëse nuk ka reforma të vërteta dhe përparim ekonomik, zhvendosja e vëmendjes drejt nacionalizmit do të provojë të jetë një strategji politike edhe më transparente dhe cinike”, tha ajo.

Trajkoviç ishte emëruar këshilltare e ministrit Nenad Rashiq gjatë qeverisjes së Kurtit.

Advertisement