Rajon
Trajkoviç sulmon Vuçiç për marrëveshjen e Ohrit
Këshilltarja në Ministrinë për Kthim të Qeverisë Kurti, Rada Trajkoviq, u shpreh se Serbia i ka bërë një “lëshim të pabesueshëm Kosovës” në marrëveshjen e Ohrit.
Sipas saj, me marrëveshjen bazë presidenti i Serbisë ka pranuar se “e drejta e shqiptarëve nga Kosova për vetëvendosje ishte legjitime dhe ligjore.”
Politikania serbe u shpreh edhe se Serbia ka pasur përvoja të këqija me marrëveshjet, veçanërisht me Brukselin, që nuk ishin zbatuar nga asnjëra palë.
“Kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës u larguan mbi 200 mijë serbë. Kjo marrëveshje shihet se ka aktivizuar largimin e serbëve, sidomos nga veriu i Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve të zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit, Vuçiqi fatkeqësisht ka punuar për integrimin e serbëve me Radojiçiqin në elemente kriminale…” – argumentoi Trajkoviq.
Sipas saj, presidenti serb nuk ka asnjë projekt për serbët as në jug e as në veri të Ibrit.