Lifestyle
Trajtimi me bimë medicinale kundër problemeve me aneminë
A keni dëgjuar për Mantelin e Zonjës? Është një bimë shumëvjeçare që i përket familjes botanike Alchemilla. Kjo familje e ka marrë emrin pas bestytnive se bulëzat e ujit që formojnë gjethet e Mantelit të Zonjës mund të transformonin metalet bazë në flori. Alkimistët besojnë se këto bulëza kanë fuqi magjike dhe misterioze që përtej hamendësimeve të transformimit të metaleve në ar, janë mike të rinisë së njeriut.
Manteli i Zonjës është përdorur që në mesjetë, për të trajtuar disa sëmundje, veçanërisht për të shëruar plagët. Gjethet e bimës janë përdorur për të trajtuar gjakderdhjen në gojë pas trajtimit të dhëmbëve ose mishrave, pakësuar gjakderdhjen në përgjithësi, ulur dhimbjet, zgjidhur problemet me tretjen dhe për të rimëkëmbur organizmin pas lindjes. Kjo bimë rritet gjatë gjithë vitit në shumë vende të ndryshme të Evropës. Atë e gjejmë edhe në Shqipëri, ku është përdorur prej koh&eumeuml;sh si një bimë mjekësore.
Si të përgatisni çajin e mantelit të zonjës?
Përgatitja e çajit të Mantelit të Zonjës kërkon 3 gramë gjethe të thata të bimës dhe 2 filxhanë me ujë të nxehtë. Lërini të ziejnë së bashku për 10 minuta. Pas filtrimit, çajin mund ta ëmbëlsoni me mjaltë. Ndonëse nuk ka informacione të sakta mbi sasinë e nevojshme ditore të këtij çaji, mendohet që pirja e dy filxhanëve në një javë është një alternativë e sigurt. Herë pas here, mund të bëni një pushim dhe ta pini sërish.
Vlerat e çajit të Mantelit të Zonjës?
Pasi e keni lënë çajin të ftohet mund ta përdorni në kompresa kundër lëndimeve dhe plagëve të lëkurës. Një tjetër alternativë është të bëni një pastë të mirëfilltë me çajin dhe 1 lugë gjelle me tërshërë. Pastën vendoseni mbi plagë dhe shpëlajeni pasi të jetë tharë.
Efektet anësore të Mantelit të Zonjës
Mungesa e studimeve klinike shoqërohet me informacione të pamjaftueshme në lidhje me efektet anësore të Mantelit të Zonjës. Kjo bimë nuk rekomandohet të konsumohet nga gratë gjatë shtatzanisë dhe gjatë ushqyerjes me gji. Bima përmban taninë dhe si rrjedhojë nuk rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga mungesa e hekurit. Tanina parandalon përthithjen e duhur të hekurit nga organizmi. Njerëzit që përdorin medikamente kundër mpiksjes së gjakut duhet të mos e përdorin Mantelin e Zonjës, për shkak të rrezikut që përfaqëson ndaj këtij problemi.