Connect with us

Kosova

Trampomania ballkanike/ Beogradi dhe Prishtina suvatojnë postera

Jo vetëm bursat në Amerikë reaguan pozitivisht ndaj lajmit për zgjedhjen e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në të njëjtën kohë, kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë u prit me një entuziazëm nga individë dhe lëvizje të krahut të djathtë në mbarë botën. Nga ky trend nuk shpetoi as rajoni i Ballkanit Perëndimor, ku për entuziazëmin e madh u dallua presidenti i Republikës Srpska Milorad Dodik dhe presidenti serb Aleksander Vucic. Megjithatë, fakti që retorika e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së është e pëlqyeshme për veshët e të gjithë atyre që mbajnë për zemër pozicionin ideologjik të krahut të djathtë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se lëvizjet konkrete të Uashingtonit do t’u përshtaten atyre.

“Ne kurrë nuk do te ndalemi së mbështeturi Trumpin, sepse administrata e udhëhequr nga Biden ishte shumë e padrejtë dhe keqdashëse ndaj nesh” – theksoi Dodik

Në Beograd nuk u festua aq hapur, por u krijua përshtypja se edhe autoritetet lokale ishin më të kënaqura që kandidati republikan arriti te triumfojë.

Disa ditë pas zgjedhjeve, mediat nxituan të njoftojnë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç kishte patur një bisedë telefonike me Trump, duke shtuar se Vucic ishte një nga pesëmbëdhjetë liderët botërorë që ishin të parët që kontaktuan drejtpërdrejt me presidentin e ri amerikan.

Në të njëjtën kohë, Beogradi u suvatua me postera të organizatës nacionaliste Nashi, me një hartë të Serbisë së Madhe dhe mesazhin se Trump duhet ta bëjë Serbinë të madhe gjithashtu. Çuditërisht, postera shumë të ngjashëm u shfaqën edhe në Prishtinë, me ndryshimin se ato I bënin thirrje Trump që ta bënte Kosovën sërish të madhe.

Me pritshmeri kaq të larta dhe kontradiktore për mandatin e dytë të Donald Trump, pyetja e madhe është nëse dhe kush do të zhgënjehet pasi ai të ulet sërish në Zyrën Ovale, duke mos harruar se Trump drejtohet nga interesat, jo nga emocionet

Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për Rajonalizëm, theksoi për median serbe NIN se është jashtëzakonisht e ndërlikuar të parashikohen hapat e ardhshëm të Donald Trump në afat të shkurtër, e lëre më atë afatgjatë.

“Ajo që është mjaft e sigurt është se Trump nuk ka asnjë lidhje emocionale me Rajonin e Ballkanit Perendimore. Nuk duhet të harrojmë faktin se ai është një politikan shumë i paparashikueshëm dhe për rrjedhojë, se si u soll në mandatin e tij të parë, nuk duhet të jetë tregues se ai do të veprojë në të njëjtën mënyrë në katër vitet e ardhshme” – theksoi Popov.

Kujtojme se kurora e politikës së Trump ndaj rajonit në mandatin e parë ishte marrëveshja e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shumica e pikave të së cilës mbetën të paplotësuara pasi u bë e qartë se Joseph Biden do ta pasonte atë. Mirëpo, para nënshkrimit të marrëveshjes, të cilën e kishin siguar Vuçiq dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdulah Hoti, u fol intensivisht për marrëveshjen, e cila u negociua nga Vuçiq dhe Hashim Thaçi nën patronatin e Richard Grenell, I dërguari special i presidentit amerikan për rajonin, por cdo marrëveshje dështoi kur Gjykata e Hagës paditi Hashim Thaçin……

Advertisement