Connect with us

Bota

Trazirat në Francë, Macron i ashpër: Kjo situatë nuk duhet të përsëritet

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka mirëpritur në takim 241 kryetarët e qyteteve dhe komuniteteve më të prekura pas protestave të dhunshme në Francë, pasi një 17-vjeçar teksa u ndalua për kontroll në periferi të Parisit, u qëllua nga policia, dhe më pas humbi jetën.

Macron ka paralajmëruar zyrtarët të tregohen vigjilentë pasi sipas tij situate ende nuk është qetësuar dhe se mund të ketë sërish përplasje në ditën e festës kombëtare franceze të 14 korrikut.

“A është i qëndrueshëm rikthimi në qetësi? Do të isha i kujdesshëm për ditët dhe javët në vijim. Por më në fund kulmi i dhunës që përjetuam në netët e para ka kaluar ”, tha kreu i shtetit francez

Nga ana e tij Macron i siguroi se nuk do të mungojë mbështetja e qeverisë franceze për të siguruar normalitetin dhe qetësinë në vend.

Advertisement