Connect with us

Sport

Trazirat në përballjen Tirana-Besiktas, UEFA gjobit rëndë “bardheblutë”

Përplasja mes tifozëve në tribuna pak sekondave para fillimit të ndeshjes Tirana-Besiktas, në mitikun “Air Albania”, nuk ka shpëtuar pa u vënë re nga UEFA, të cilët nisën një hetim disiplinor për sfidën e 3 gushtit, të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese të Conference League, hetim, i cili duket se ka përfunduar.

Pasi dhanë “ndëshkimin” për turqit e Besiktas, këtë të enjte, organi më i lartë i futbollit në Evropë ka marrë vendimin dhe “bardheblutë” e Tiranës, të cilët nuk do të shpëtojnë aq thjesht sa çe prisnin.

UEFA ka vendosur të “gjobisin” klubin “bardheblu” me plot 53,750 euro, gjobë kjo që vjen pas përplasjes mes tifozerive, hedhjes së sendeve të forta në fushë dhe flakadanëve të ndezur në tribunate  “Air Albania” nga tifozët kryeqytetas.

Gjobat e UEFA-s:

KF Tirana – Beshiktash JK (0:2); 3 gusht 2023

KF Tirana

Incidentet dhe vendimi:

Pushtimi i fushës së lojës, Art. 16(2)(a) DR

Gjoba: 5000 €

Hedhja e sendeve, Art. 16(2)(b) DR

Gjoba: 12000 €

Trazirat e turmës, Art. 16(2) (h) DR

Gjoba: 10.000 €

Bllokimi i kalimeve publike, Art. 38 SSR

Gjoba: 8000 €

Ndezja e fishekzjarrëve, Art. 16(2) (c) DR

Gjoba: 18 750 €

Advertisement