Connect with us

Kronike

Tre aksidente brenda pak orësh! Plagosen dy turistë, vdes një 73-vjeçar

Rrugët e Shqipërisë janë burim aksidentesh! Brenda pak orësh, është shënuar aksidenti i tretë në vend, ku e plagosur ka mbetur një turiste franceze. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Llamanit në Himarë. Një mjet tip “Volkswagen” që drejtohet nga një 44-vjeçare angleze është përplasur me një motor me shofer një austriak 31-vjeçare. Për pasojë, është plagosur një 27-vjeçare franceze, që ishte pasagjere në motomjet. Ajo ka marrë lëndime në këmbë dhe është dërguar në spital. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që ka pritet ekspertiza nga grupi hetimor. Më herët, një turist polak që udhëtonte me motor, së bashku me një grup motoristësh të tjerë, u aksidentua në aksin rrugor Qafë Thanë-Doganë. Në rrethana ende të paqarta, ai u përplas nga një mjet tip “Benz”. Ndërsa, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, humbi jetën një 73-vjeçar që udhëtonte me motor. Ai u përplas për vdekje nga një makinë tip “Mitsubishi”.

Advertisement