Kronike
Tre fëmijë të plagosur/ 11-vjeçari në operim, autorët djegin makinën

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Lundrës në Tiranë. Disa persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt një makine të kompanisë së sigurimit “Pelikani Security”, brenda së cilës ndodhenin edhe tre fëmijë.
Autorët kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri makinën tip “G-Class” nga rrethrrotullimi i Shkozës deri në Lundër, ku më pas kanë djegur dhe makinën e tyre. Automjeti i djegur mbante targat AA 040 YV.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Traumës, të rinjtë Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç. 11-vjeçari ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe është futur tashmë në sallë të operacionit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

