Kosova
Tre të plagosur me armë zjarri pas sherrit për pronën në Thumanë
Tre kushërinj janë plagosur me armë zjarri në Thumanë, pas një konflikti për motive pronësie.
Feimi dhe Ardiani janë transportuar për te spitali i Traumës në Tiranë, ndërsa Fatosi është në spitalin e Laçit.
“Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin. Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, u tha paraprakisht në njoftimin e policisë, ndërsa më tej njoftojnë se: “është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, shtetasi F. S., dyshohet i plagosur me armë zjarri gjatë konfliktit, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”