Connect with us

Aktualitet

Tre të plagosur në një lokal, autori ikën në drejtim të paditur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në Tropojë, ku një person ka plagosur me thikë dhe sende të forta tre persona, pas një konflikti mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05 në ambientet e një lokali në fshatin Rajë, Fierzë. Autoritetet policore raportojnë se shtetasi S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Dushaj, Tropojë, ka goditur me mjete të forta dhe të mprehtë shtetasit Sh. K., A. P., dhe V. P.

Krimi ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes tyre, teksa të tre të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore.

Autori pas krimit është arratisur në drejtim të paditur. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat operacionale të Policisë së Kukësit dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për kapjen e autorit

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Advertisement