Kronike
Tre vëllezër plagosin me thikë 29-vjeçarin, vihen në pranga
Tre vëllezër janë shoqëruar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se plagosën me thikë një 29-vjeçar ditën e sotme. Për shkak të një konflikti për motive të dobëta tek zona e ish-tregut, tre vëllezër, E.B., 28 vjeç, A.B., 20 vjeç dhe E.B., 25 vjeç goditën me thikë në trup shtetasin G.D., 29 vjeç. Tre vëllezërit janë shitës në treg, dhe janë grindur për blerjen e ullinjve me G.D. Gjatë sherrit, njëri prej tyre ka nxjerrë thikën duke e qëlluar 29 vjeçarin.
Burime nga spitali bëjnë me dije se momentalisht i dëmtuari është në sallën e reanimacionit, duke marrë ndihmën mjekësore, por nuk ka rrezik për jetën
NJOFTIMI I POLICISË:
“Plagosën me mjet prerës gjatë një konflikti një 29-vjeçar, kapen dhe shoqërohen nga Policia 3 autorët e dyshuar të ngjarjes.
Më datë 10.10.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 1, Pogradec, tek ish-tregu, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasit E. B., 28 vjeç, A. B., 20 vjeç dhe E. B., 25 vjeç (vëllezër), dyshohet se kanë dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin G. D., rreth 29 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Pogradecit. Në ambientin e Komisariatit ndodhen të shoqëruar autorët e dyshuar të ngjarjes, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”