Pinknews
Tregon aventurat nga çdo cep i botës, ja sa fiton Blendi Fevziu nga rrjetet sociale
Gazetari i njohur Blendi Fevziu në një bisedë me përfaqësuses të gjeneratës së re, ka folur në lidhje me përdorimin e rrjeteve sociale dhe arsyet përse qëndron aktiv në to.
I ftuar në emisionin “ E Diela Shqiptare”, Fevziu është pyetur në lidhje me përfitimet monetare që merr nga rrjetet sociale dhe sesi i menaxhon ato. Në lidhje me këtë çështje Blendi Fevziu sqaroi njëherë e mirë këto pikëpyetje duke thënë se ai nuk përfitonte asnjë lek nga postimet e tij në rrjete sociale si dhe nuk ishte as ky qëllimi përse i përdor ato.
Duke bërë një parantezë sesi brezat kanë ndryshuar dhe gjithashtu qasja e tyre me teknologjinë, ai tregon se është i pranishëm në Tik Tok e Instagram për të qenë më pranë grupmoshave të reja, të cilët janë të lagruar nga televizioni dhe të lidhur ngushtë me pajsjet teknologjike.
Pjesë nga dialogu me Blendi Fevziun:
Blendi Fevziu: Unë kam ndjekës në Instagram, Facebook, TikTok nuk është që ke përfitime materiale. Kjo fjala “bashkëpunim”, s’e di…
Renisa: Ata flasin më shumë për brezin e tyre.
Blendi Fevziu: Asnjë cent nuk fiton, zero, nga rrjetet sociale.
Rejvis: Jo, këtu s’jam fare dakord sepse njoh persona personalisht, okej sepse TikTok dhe Instagram nuk e kanë të autorizuar që një shqiptar me një audiencë specifike të futet në fondin e “creator” dhe të marë një pagesë nga vetë aplikacioni. Ama kur ti krijon një bazë audience, janë vetë bizneset që të kontaktojnë siç ndodh me sponsorat në televizion.
Blendi Fevziu: Ky është marketing pastaj, por s’ka lidhje. Unë i përdor rrjetet sociale dhe kurrë s’nxjerr asnjë cent nga rrjeti social në vetvete.
Rejvis: Nga rrjeti në social në vetvete jo, se nuk ke.
Blendi Fevziu: As nga reklamat se nuk e përdor për reklama rrjetin social. Rrjetin social, unë personalisht…
Rejvis: S’e kisha për ju personalisht, e kam në tërësi.
Blendi Fevziu: Jo e kam fjalën si mund ta përdorësh, nuk është gjithmonë klikimi që kthehet në… pse e përdor unë rrjetin social se më pyesin shumë njerëz në qoftë se keni kuriozitet. Televizioni sot kryesisht ka konsumatorë besnikë që rrinë para ekranit mosha pak më të mëdha, 45 vjeç e lart, unë i quaj brezi i telekomandës që mbajnë telekomandën akoma. Unë vetë kërkoj nëpër shtëpi telekomandën, edhe në qoftë se mund ta drejtoj me aplikacionin e telefonit. Goca ime edhe televizorin e sheh o në celular, në kompjuter, në iPad ose në Youtube, më mbrapa, gjithmonë “on demand”, jo ”live”. Unë jam mësuar që në orën 15:30 dua të shoh lajmet, në orën 119:30 dua të shoh lajmet dhe harroj që lajmet mund t’i shoh në çdo orë të ditës sepse televizori mund të kthehet mbrapsht dhe ta shohësh ku e ke. Kjo është një çështje e mënyrës sesi është formuar një brez i caktuar. Unë i përdor rrjetet sociale për të shkuar në radhë të parë te brezi i ri, pra 35 vjeç e poshtë, ndjekësit më të mëdhenj të mitë, mbi 50% janë mosha 24-35 vjeç, brezi i dytë është 35-45 dhe pastaj vjen 18-24. Tani edhe te ky brez, përtej produktit tipik të rrjetit social, Reels etj, ne depërtojmë edhe me televizionin që do të thotë që produkti që prodhohet, kryesisht prodhohet përmes studiove televizive, por ai shpërndahet përmes Reels edhe në rrjete sociale.