Bota
‘Tregoni rezultatet për publikun’/ COVID-19/ Trump u bën thirrje kompanive farmaceutike të justifikojnë suksesin e ilaçeve

Donald Trump u ka bërë thirrje kompanive farmaceutike të justifikojnë suksesin e ilaçeve të tyre për COVID-19, duke deklaruar se nuk ka konsensus nëse ilaçet kanë shpëtuar jetë.
“Me CDC-në (Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve) të përçara nga kjo çështje dhe nga mosmarrëveshjet me Sekretarin e Shëndetësisë Bobby Kennedy Jr., unë dua përgjigjen, dhe e dua tani”, – shkroi Trump në llogarinë e tij në median sociale, Truth.
“Kam marrë informacion nga Pfizer dhe të tjerë, gjë që është e jashtëzakonshme, por ata nuk duket se ia tregojnë kurrë këto rezultate publikut”, shtoi ai.

